Të gjithë të rinjtë të cilët kanë një ide biznesi por nuk i kanë kapacitetet e duhura mund t’i drejtohen zyrës rajonale të punës apo zyrave të PNUD sepse këto dy institucione në
bashkëpunim kanë hapur një program për mbështetjen e këtyre të rinjve me qëllim nxitjen e vetëpunësimit.
Mbështetja e të rinjve financiarisht dhe me trajnimi që kanë ide biznesi është një prej hapave për zbutjen e varfërisë dhe uljen e papunësisë tek të rinjtë.
Gjatë këtij takimi të zhvilluar në Shkodër dhjetra të rinj që morën pjesë patën mundësi të informohen edhe më shumë me detaje rreth këtij programi që nxit vetëpunësimin
e të rinjve përmes mbështetjes financiare të planbizneseve që ata kanë për vetëpunësimin dhe një të ardhme të sigurtë.