Kryeministri Edi Rama shpërndau foton e disa të moshuarve të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në sy.
Ai shkruan se afërsisht 2000 të moshuar do të kenë një Vit të Ri të gëzuar falë programit të lenteve falas.
Vendosja e lentes ose kataraktit është një shërbim falas që garanton qeveria shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila më parë i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.
“Mirëmëngjes dhe me dritën në sytë e afro 2000 gjyshërve që do të kenë një Vit të Ri të gëzuar, falë programit të lenteve FALAS, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.