Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot programin shëndetësor ku fokusin e ka vënë në rimëkëmbjen e të gjithë shëndetësisë dhe atë që ai e cilëson shërimin e Shqipërisë. Basha tha se misioni i PD-së është të rimëkëmbet vendi dhe të ringjallim shpresën. Basha tha se për këtë program ka punuar me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.
“T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe t’u japim fund dështimeve 8 vjeçare të Ramës. Dhe qe ne të ecim përpara, e keqja duhet të largohet. Që të përparojë ekonomia. Që të permiresohet dhe zhvillohet shëndetësia. Dhe prandaj jemi mbledhur ketu sot së bashku për të folur për shëndetin tonë.
Por për të patur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tone.Sepse kur renkon i gjithe vendi, te gjithë jemi sëmurë. Prandaj ne fillim duhet të shërojmë vendin tonë, per t’u bere edhe vete mire. Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do te krijojme kushtet qe jo vetem te ringrihemi nga shtrati i lengimit, por te ndertojme nje sistem model per te gjithe rajonin.
Sot, ne angazhohemi dhe u garantojme gjithe shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjelle nje jete me te shendetshme dhe me cilesore per te gjithe.
Ne angazhohemi qe jo vetem te ulim tarifat ne menyre te ndjeshme, por edhe qe keto para te mos shkojne ne xhepat e atyre qe kane kapur sistemin shendetesor, por te kthehen perseri tek ju me nje sherbim cilesor dhe dinjitoz si per cdo qytetar europian.
Do të ketë paga dinjitoze për mjekët e infermieret. Me programin tone Shqipëria fiton Shendetesine, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.
Ne keto kohe te veshtira ne e pame, se pavaresisht se ishin lene pas dore, ata u bene heronjtë tanë! Ata luftojnë per ne në vijën e parë! Dhe e meritojnë” tha Basha