Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në kuadër të programit kombëtar për kujdesin e shikimit, 55 030 fëmijë kanë kryer kontrolle të rregullta përgjatë vitit mësimor, shtator 2023-prill 2024.

‘7336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar për kontrolle më të specializuara te mjekët specialistë në strukturat shëndetësore, duke kapur në kohë shumë raste lehtësisht të adresueshme sot, të cilat mund të rëndoheshin nëse do të rëndoheshin në vite nga mosdijenia e problemit.’- njofton Rama.

Gjatë vitit 2024 rreth 220 mijë fëmijë do të mbështeten nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të programit të depistimeve të shikimit dhe kujdesit dentar në shkolla.

Ky program u zbatua për herë të parë në vitin 2022 dhe garanton kujdesin për shikimin e fëmijëve që nga të porsalindurit deri te fëmijët e moshës 14-vjeçare, duke ofruar një kontroll periodik të syve.

Ky program parashikon vlerësimin okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MSHMS dhe përgatitjen e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve.

Nëpërmjet këtij program synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 22.04.2024
Artikulli tjetërSITUATA GRIPALE NË BASHKINË MALËSI E MADHE