Bashkia Shkodër, Vau Dejës dhe e Lezhës janë bërë përfituese të një projekti për njohjen e situatës mbi mbetjet e ngurta në zonat ndërkufitare rurale dhe bregdetare të rajonit të Europës juglindore. Mbledhja e hapjes u organizua në Hotel Colosseu. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se çështja e mbetjeve jo pak herë ka kapërcyer nivelin vendor.

Kryebashkiakja Ademi foli edhe për bashkinë e rë të Shkodrës duke thënë se menaxhimi i mbetjeve është një sfidë më vete.Kryebashkiaku i Vau Dejësit, solli shembullin e Landfillit të Bushatit duke thënë se vështirësitë kanë qenë të mëdha.Kryetari i shoqatës së njësive vendore Agron Haxhimali deklaroi se ky projekt do përcaktojë nevojat e përbashkëta të bregdetit që lag Shqipërinë dhe përfundon në Kroaci.Projekti financohet nga qeveria gjermane dhe ajo zviceriane dhe të zgjasë për një vit. Pas njohjes me situatën e mbetjeve të ngurta do të shihet më pas mundësia e financimit me metodat bashkohore të menaxhimit të mbetjeve.

Artikulli paraprakMIJËRA EMIGRANTË DYNDEN NË PRESHEVË
Artikulli tjetërHAXHIMALI: QEVERIA PO I HEQ KOMPETENCA PUSHTETIT VENDOR