Në sallën e konferencave të hotel “Colosseo” u zhvillua tryeza e rrumbullakët “Institucionalizimi I Praktikave Profesionale Të Paguara Në Shqipëri” ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse por edhe disa organizatave. Juliana Bici, menaxhere e projektit tregon se në këto 5 vite të projektit “Your Job” janë mbështetur më shumë se 2 mijë të rinj.
Nënkryetarja e bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza tha se institucioni që përfaqëson ka hartuar politika dhe programe të shumta mbështetje për të rinjtë.
Përmes këtij projekti të Caritasit Shqiptar në bashkëpunim me disa institucione dhe organizata synohet institucionalizimi i praktikave profesionale po ashtu edhe mbështetja e të rinjve për ngritjen e sipërmarrjeve në vendlindje.