Skema e ndihmës ekonomike i orjenton njerëzit drejt punës, pasi mundësitë e punësimet janë të shumta.Kështu shprehet Drejtori Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë Keler Sufja, sipas të cilit në bashkëpunim më zyrat e punës në të tre bashkitë e qarkut po zbatohet një projekt që familjet që janë të afta për punë të punësohen.

Numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike aktualisht në Qarkun e Lezhës është 2600, ku numri më i lartë i përfitueseve është në Bashkinë e Mirditës, e cila është një zonë me reliev malor.Që prej vitit 2018 kur nisi zbatimin skema e re e ndihmës ekonomike, ky trend ka vijuar të jetë thuajse i njëjtë nga 2400 deri në 2600 familje përfituese.

Artikulli paraprakAKSIDENTOI KËMBËSORIN, ARRESTOHET POLICJA
Artikulli tjetër“ARTI I KUZHINËS” NIS VITIN E TETË TË KURSEVE