Punësimi sezonal në Gjermani ishte tema e takimit të zhvilluar në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Kjo mundësi punësimi dhe eksperiencë e përqafuar nga shumë të rinj,. prej dy vitesh ka marrë vëmendjen edhe të të rinjve që studiojnë në Shkodër.

Përfaqësueset e agjencisë së rekrutimit tregojnë se sektorët ku të rinjtë mund të punësohen janë të larmishëm ndërsa sigurojnë që punësimi do të bëhet sipas të gjitha ligjeve në fuqi.

Një nga studentët I cili mori pjesë në projektin “Work and Travel” në Gjermani këtë vit ishte Armando Lekaj, kryetar I këshillit studentor I cili tregon për rëndësinë që ka një eksperiencë e tillë për të rinjtë.

Projekti I punësimit sezonal angazhon të rinjtë që duan të punojnë në Gjermani gjatë muajve të verës, ku për 90 ditë mund të punojnë në disa prej kompanive më të mëdha atje.

Artikulli paraprakUSTABEQIRI: POLICIA TË LIROJË PARKIMET E INVALIDËVE
Artikulli tjetërLEZHË, 1.5 MILIONË TURISTË NË 10 MUAJ