Një projekt i ministrisë së jashtme italiane për mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e faunës dhe florës në Velipojë është drejt përfundimit. Dy ekspertë Italian ishin në Velipojë teksa panë nga afër natyrën dhe u njohën me mjedisin. Menaxheri i projektit tha se do zhvillohen aksione konkrete që kanë të bëjnë tashmë me investimet në infrastrukturë(Italia ka një traditë të hershme bashkëpunimi me Shqipërinë veçanërisht sa i takon çështjeve mjedisore.
Jemi këtu pasi projekti është në finalizim por do ketë vazhdimësi, falë një nisme të re në bashkëpunim me IPA. Deri tani janë bërë aktivitete shkencore por që do kenë një zhvillim praktik. Janë dy zona ku pretendojmë të zhvillojmë aksione konkrete. Në këtë zonë në Velipojë gjatë pranverës ka një shumicë zogjësh shtegtarë ndaj është shumë e rëndësishme për fanunen. Ne jemi këtu pasi shohim zhvillimin që ka marrë Shqipëria. Ka gjithmonë e më tepër qytetarë të ndërgjegjshëm për ruajtjejn e mjedisit, ndërsa krijimi i një agjencie të posaçme për zonat e mbrojtura na jep më shumë besim). Koordinatori i ministrisë së jashtme të Italisë për mjedisin u shpreh se buxheti për këtë projekt që po shkon drejt finalizimit është 2 milion e 200 mijë euro(Projekti synon rritjen e kapaciteteve në bashkëpunim me minsitrinë jashtme, atë të mjedisit i cili përqendrohet në zonat e mbrojtura. Tani jemi në fazën e realizimit të disa prej aksioneve konkrete. Buxheti është 2 milion e 200 mijë euro që jane përdoruar për këto dy zona dhe është i gjithi fond i qeverisë italiane). Ky projekt më shumë ka në fokus rezervatin e mbrojtur të Velipojës nga ku mund të ketë ndonjë investim e po ashtu edhe ruajtjen dhe mbrojtjen e një perle të natyrës siç është në tërësinë e saj grykëderdhja e Bunës.