Departamenti i romanistikës në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi seminarin me temë “dita e doktorantit, promovimi i territorit, garanci për një turizëm të qëndrueshëm” në mjediset e muzeut historik “Oso Kuka”. Pedagogia Alma Hafizi thotë se ky projekt i financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë në partneritet me universitetin e Malit të Zi thotë se një prej objektivave kryesor ka referimin e vendeve turistike të Shkodrës të harruara ose që nuk kanë vëmendjen e plotë.
Impakti i këtij projekti do të jetë një vlerë e shtuar ndërsa nuk i mbivendoset platformave të tjera digjitale ndërsa thotë se Shkodra ka shumë zona të tjera turistike përveç atyre që promovohen zakonisht.
Mungesa e infrastrukturës në shumë prej këtyre vendeve turistike të lëna në harresë do jetë një sfidë në këtë project.
Ky është takimi i parë ndër dy të tillë, në këtë projekt dedikuar studentëve të programit të ciklit të tretë “Doktoraturë në ekonomi dhe turizëm të qëndrueshëm”.