Ish-kryeministri Sali Berisha në nisje të seancës parlamentare ka marrë fjalën duke thënë se projekt rezoluta për Ukrainën është propozuar një muaj më parë dhe se është një akt moral por edhe ligjor i detyrueshëm sot.
” Sic jeni në dijeni një rezolutë në mbështetje të Ukrainës është kërkuar një muaj më parë dhe natyrisht mbështetja për të është një akt moral por edhe ligjor i detyrueshëm sot. Mendoj se ajo duhet të paraqitet mazhoranca refuzoi cdo lloj kompromisi mes dy rezolutave. Është e domosdoshme që përfaqësuesit duhet të ulen dhe të gjejnë pikat që kanë interes kombëtar. Por që të ecni me imponim ndërkohë që rezoluta ishte parashikuar të vinte sot në parlament, e keni shtyrë për javën tjetër.”