Në seancën plenare të Kuvendit po diskutohet projektbuxheti për 2017.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ky buxhet është rezultat i përpjekjeve dhe reformave të mëdha të kësaj qeverie.

Rama: “Projektbuxheti që sot do të votojmë në parim finalizon një përpjekje të vazhdueshme të këtij mandati qeverisës për të futur shtetin në shinat nga kishte dalë që kur ne morëm detyrën. Për të rritur fuqinë blerëse, financuar bindshem reforma të mëdha të viteve të fundit që kanë çelur rrugën e një ndryshimi rrënjësor. Buxheti është arritje shuëm e rëndësishme. Një nga treguesit më kuptimplotë është spostimi i 100 milion dollarëve nga arka e buxheti i shtetit në buxhetin e familjeve”.

Artikulli paraprakRRËFIM – FARUK KALLESHI
Artikulli tjetërPR/ BUXHETI 2017 – LISTA E ILAÇEVE TË RIMBURSUESHME ZGJEROHET PËR 600 MIJË SHQIPTARË