Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar tashmë projektbuxhetin për vitin 2023. Sikurse kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama pak kohë më, prioritet e qeverisë kanë ndryshuar, çka kanë sjellë edhe riprogramim të të ardhurave. Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, sigurimi i energjisë elektrike, zgjerimi i prodhimit vendas dhe pandemia do të jenë do të kenë vëmendje të shtuar vitin e ardhshëm.

Sipas projektbuxhetit, institucionet që do të ketë rritjen më të madhe të fondeve në dispozicion është ministria e Mbrojtjes me 7.6 miliardë leke, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliardë lekë. Mbrojtja do ta përdorë fondin shtesë për investime në armatime të reja dhe modernizim të sistemeve kompjuterike për forcat e luftimit. Ndërsa fonde shtesë do të ketë edhe për emergjencat civile. Fokusi është kthyer te Mbrojtja pas luftës në Ukrainë dhe rrezikut për destabilitet në Ballkan, që është artikuluar jo pak herë. Rritja e buxhetit për Infrastrukturën do të kanalizohet te transporti rrugor, detar dhe hekurudhor, si dhe te rrjetet e komunikacionit. Ndërkohë, pas sulmeve kibernetike, programi i qeverisjes digjitale do të rritet me gati 5 miliardë lekë. Ndërkohë buxheti i ministrisë së Brendshme do të rritet me 3 miliardë lekë, i Financave dhe Ekonomisëme 2.3 miliardë, Bujqësisë me 1.7 miliardë dhe Arsimi me 1.5.

Ndërsa më pak fonde parashikohen për Shërbimin Informativ të Shtetit, ministrinë e Drejtësisë, Turizmit dhe Mjedisit, Kulturës e Për Evropën e Punët e Jashtme. Ndërsa Fondit Shqiptar i Zhvillimit që pritet t’i pakësohen 600 milionë lekë.

Artikulli paraprakVENDET E BE-SË, THIRRJE PËR GJYKATË TË POSAÇME PËR KRIMET E RUSISË
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË, SHKODRANËT NË AVANTAZH