Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2024. Ku e ka cilësuar paketën e taksave si goditje për shtresën e mesme.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, demokratja shkruan se Banka e Shqipërisë ka rritur normën e interesit, të gjithë familjet shqiptare do të paguajnë më shumë për kostot e tyre të kredisë, ndërsa shton se “qeveria sjell në parlament një paketë taksash që së pari është goditje për shtresën e mesme pasi rrit taksat me 70 mln euro dhe së dyti nuk sjell asnjë gjë të re”.

“Në ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka rritur normën e interesit. Të gjithë familjet shqiptare do të paguajnë më shumë për kostot e tyre të kredisë. Shtëpia më shtrenjtë, shkolla më shtrenjtë dhe çdo nevojë tjetër është më shtrenjtë. Kush është përgjigja e qeverisë? Sjell në parlament një paketë taksash që së pari është goditje për shtresën e mesme pasi rrit taksat me 70 mln euro dhe së dyti nuk sjell asnjë gjë të re. Nëse në buxhetin e shtetit mblidheshin këtu e dhjetë vite më parë 25.4% të PBB po kaq mblidhen dhe sot. Por, të mos harrojmë që taksimi socialist në dhjetë vite është rritur me pothuajse 3 miliardë euro. Ku kanë shkuar të ardhurat që duhet të ishin në buxhetin e shtetit? Së pari, informaliteti shumë i lartë sa 30% e PBB. Së dyti, korrupsioni dhe paaftësia e administratës për të administruar të ardhruat dhe përjashtimet fiskale. Qytetarët meritojnë një tatim të drejtë, meritojnë një sistem të drejtë.”, u shpreh Tabaku.

Artikulli paraprakKAOSI I RITHEMELIMIT NË KUVEND/ META KRAH BERISHËS
Artikulli tjetërZBARDHET NGJARJA E NDODHUR PASDITEN E DJESHME NË LAÇ-MILOT