Rijetëzimi i Zdrales, projekti që prezantuam edhe me praninë e kryeministrit Edi Rama po vijon me procedurat e nisjes sa më të shpejtë të punimeve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund njofton se kompania “Curri” është fituese e procedurës së prokurimit në Lotin A të çelur në muajin korrik me një ofertë prej 275 milionë lekësh pa përfshirë këtu TVSH.
Kjo vlerë përbën 85.8 për qind të fondit limit.

Lot A’ përfshin rrugën ‘Hamz Kazazi’; fillon nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri te ‘Markata e Peshkut’.Përbëhet nga objekte që fillojnë nga 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme duke filluar nga butik veshjesh / aksesorë dhe ushqimore, dyqan peshku, bar-kafe, dyqan mishi, artikuj shtëpiakë, profesione të lira, fruta-perime, etj.

Propozimi për këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave.

Rrugët dhe sheshet do trajtohen ne atë mënyrë që t’ju shërbejnë më së shumti këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do lejohen me orare të caktuara.

Zonat e ndërhyrjes do të jenë:

Sheshi i ‘Xhamisë së Parrucës’
Sheshi në mes të kryqëzimit të rrugës ‘Hamz Kazazi’ dhe rrugës ‘Lidhja e Prizrenit’
Sheshi i markatës së peshkut
Rruga përgjatë gjithë zonës së Lot A Fasadat do trajtohen në bazë të gjendjes së tyre ekzistuese dhe këto ndërhyrje do bëhen në kategori të ndryshme të cilat janë:
Kategoria I – Pastrim fasade ose bojatisje, zëvendësim i grilave të drurit, zëvendësim i vetrateve në katet zero, zëvendësim i parmakëve të objekteve, restaurim i rifiniturës së çatisë.
Kategoria II -Suvatim / veshje / bojatisje, restaurim i dekoracionit mural, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.
Kategoria III – Trajtim fasade, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, trajtim i verandave / ballkoneve, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.
Kategoria IV – Paketa e muraturës, paketa e shtresave, asemblim i çatisë, dritare/dyer/vetrata, trajtim i ballkoneve/verandave.

Artikulli paraprakQËLLOI POLICINË, AUTORI I SHPËTON EFEKTIVËVE
Artikulli tjetërMINISTRI HOXHA PRET KREUN E INTELIGJENCËS SË PËRGJITHSHME TË ARABISË SAUDITE