Ne sallen e konferencave te hotel “colosseo” eshte prezantuar projekti adrigov per impenjimin e te gjithe institucioneve publike ne bashkepunimin territorial per zhvillimin e strategjise se be per zonen adriatiko joniane.
Projekti I cili zbatohet nga keshilli I qarkut, mes te tjerash synon rritjen e bashkëpunimit rajonal , kontributin për hartimin e politikave EUSAIR, si dhe rritjen e kapaciteteve të ndërsjellta per zhvillimin ekonomik. Ndersa kryetarja e bashkise shkoder voltani ademi ne fjalen e saj theksoj rolin e institucioneve dhe strukturave locale ne procesin e integrimit te be. Krahas autoriteteve locale ne kete takim ishin te pranishem edhe perfaqesues te institucioneve partnere si Rafaela campanati nga ambasada italiane ne shqiperi.