Projekti për restaurimin total të Urës së Mesit është gati dhe zbatimi i tij pritet të nisë pas miratimit të fondit nga Ministria e Kulturës.

Po ashtu, buxheti i akorduar nga programi IPA 2017 do të shërbejë për restaurimin total të urës. Drejtoresha Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër Majlinda Laçaj thotë se projekti përfshin restaurimin e të gjitha elementeve të urës, ndriçimin e zonës përreth dhe vendosjen e stolave. Në prioritetet e Ministrisë Kulturës është përfshirë gjithashtu edhe Kalaja e Drishtit, restaurimi i së cilës do të nisë fillimisht me hapjen e rrugës në mënyrë që ky monument të bëhet akoma më i prekashëm për vizitorët. Ndërhyrjet në këto dy objekte historike mjaft të rëndësishme në qarkun Shkodër pritet të përfundojnë para vitit 2020, sipas objektivave të vendosur nga programi IPA.

Artikulli paraprakDAR SHKODËR PREZANTON PORTALIN E MATURANTIT
Artikulli tjetërTHETHI, DALJA E KËSAJ ZONE NGA “IZOLIMI”