Fakulteti I Gjuhëve të Huaja në Shkodër ka vijuar seminaret sensibilizuese në kuadër të projektit “Gjuhë të huaja të aplikuara në turizëm”. Aterda Lika, anëtare e departamentit të romanistikës në këtë fakultet tregon për rëndësinë që ka hapja e këtij programi te ri studimi dhe këkesën që ka tregu I punës për profesione të tilla si cieron dhe jo vetëm.

Pedagogët kanë mbi 2 vite që kanë nisur punën për këtë program studimi, ndërkohë që pritet të miratohet nga Ministria e Arsimit.

Tema e takimit të sotëm ishte “Zhvillimi I praktikave profesionale pranë institucioneve pritëse, ndërsa lektore ishin Merita Zeneli, drejtore e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” dhe Amila Gjyrezi, drejtore e shtëpisë muze “Oso Kuka” që folën për praktikat profesionale, institucionet pritëse të studentëve

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 22.05.2023
Artikulli tjetërHYRJA E QYTETIT TË SHKODRËS ME PARMAKË TË SHKATËRRUAR