Në sallën e konferencave në hotel “Colosseo” në Shkodër u zhvillua forumi I hapur për prezantimin e projektit “Green Waters Adventure”. Ky forum ka për qëllim të prezantojë vizionin e Ministrisë së Kulturës për zbatimin e projektit Green Waters Adventure, si partneri shqiptar zbatues i saj.
Nënkryetari I bashkisë Shkodër Rudin Beka tregon se projekti synon të promovojë zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme në fushën e turizmit të aventurës me foKus në ruajtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore.