Don Xhon dhe Loredana konsiderohen si ndër reperët më në zë dhe më të mirë të skenës shqiptare viteve të fundit. Andaj, kur ata lajmëruan se po vijnë me një bashkëpunim në verë, të gjithë kishim pritshmëri të shumta. Pritja mori fund mbrëmë në mesnatë kur Don Xhoni dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

Don Xhon dhe Loredana konsiderohen si ndër reperët më në zë dhe më të mirë të skenës shqiptare viteve të fundit. Andaj, kur ata lajmëruan se po vijnë me një bashkëpunim në verë, të gjithë kishim pritshmëri të shumta. Pritja mori fund mbrëmë në mesnatë kur Don Xhoni dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga mban titullin “Gjuj për to” dhe është ritmike e zhanrit hip-hop. Muzika është punuar nga producenti Mixey, teksa për tekstin janë kujdesur vetë reperët duke shkruar secili pjesën e tij përkatëse. Teksti flet për një histori dashurie dhe sakrificat që mund të bëhen për hir të dashurisë.

Kënga është vizualizuar edhe me kip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prishtinë. Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Sekuencë Studio. Dhe është pikërisht videoklipi ai që ka marrë vëmendjen e të gjithve dhe vlerësimet më të mëdha. Në sektorin e komenteve janë pafund personat që i komplimentojnë për videon duke e krahasuar edhe me një film. “Kjo nuk është këngë, por një film!”- shkruan dikush.

Kujtojmë se xhirimit e klipit janë ndërprerë dhe nga policia, kjo pasi reperët kanë përdorur armë. Tani që shohim produktin, themi se ia ka vlejtur çdo gjë.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPOZITA ME FOTOT UNIKE TË PIETRO MARUBBIT
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA DHE DISA MINISTRA JAVËN E ARDHSHME NË ITALI, ZBULOHET AXHENDA