Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për projektin e Portit të Durrësit duke thënë se është aferë ku janë të përfshirë gangsterë politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi. Sipas Berishës, Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, duke shtuar se janë biznesmenët e Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.”
Gjithashtu shtoi se nuk do njohë asnjë vendim për Portin e Durrësit, duke theksuar se Rama do mbajë përgjegjësi penale.
“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafies Rama Alabar përfshijnë vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Siç e shihni kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies me të rrezikshme. Edi Rama vëllezërit Kariç, Vuçiçi prapa tyre pasi vellezërit Kariç janë aksionerët kryesore të dy kompanive të Alabarit në Beograd dhe përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë përsipër ndërtimin e Smart City në Minsk ku kompania e Minskit ka për Presidentit ndihmësin kryesor të Lukashenkos.
Në këtë kontekst jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e familjes së tij në Portin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti shqiptare dhe anti evropiane siç janë biznesmenë të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multimiliardeshe kemi të bëjmë me bashkëpunimin gangster politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi”, tha Berisha.