Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi.

Këtë Rama e bëri me dije gjatë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, Generalit të NATO-s Christopher G. Cavoli, të cilin e vlerësoi si “një mik i çmuar i Shqipërisë dhe mbështetës i gjithëhershëm i yni në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.

Duke folur për projektin e Porto Romanos, Rama tha se është një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja krahët.

“Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.

Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës. Titulli iu akordua me motivacionin “Për kontributin e spikatur në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në nivel global”.

Artikulli paraprakHETIMET PËR MASHTRIMET ME DIPLOMAT, REAGON ISH-MINISTRJA E ARSIMIT, EVIS KUSHI
Artikulli tjetërEVROPA QENDRORE MBETET NË GATISHMËRI, STUHITË E FORTA “KËRCËNOJNË” EDHE ITALINË