Projekti “Jeto me sportin” i Bashkisë së Shkodrës, ka nisur tashmë shtrirjen e tij edhe në rikonstruksionin e terreneve sportive.
Falë këtij projekti në njësinë administrative Gur i Zi do të ketë një terren sportiv me të gjitha parametrat në shkollën “At Gjon Karma”Administratori i kësaj njësie Pjerin Marku shprehet se njëkohësisht,
do të bëhet edhe një sistemim i plotë i oborrit të tij, duke krijuar mjedise çlodhëse dhe me gjelbërim për nxënës e mësues.
Gjithashtu problemet në shkollën “At Gjon Karma” të ngritura pak muaj më parë nga nxënësit e kësaj shkolle do të zgjidhen shume shpejt falë bashkëpunimit mes bashkisë dhe këtij institucioni
Fondi në dispozicion për transformimin e plotë të kësaj shkolle, arrin në 140 milion lekë. Projekti “Jeto me sporti”ka nisur në fillim të muajit Shkurt dhe afati i përcaktuar për të përfunduar punimet është tre muaj