Kjo e mërkurë, ka hapur dritën jeshile për implementimin e plote tashme te projektit “Jica” ne territorin e njësise administrative te Bushatit ne Bashkinë Vau Dejës. Përfaqësuesit japonez te këtij projekti janë takuar me kryetarin e Bashkisë Vau Dejes, te cilët i kane garantuar cilësinë ne zbatimin e projekti pas mbledhjes se te dhënave ne terren.
Nga ana e tij, Kryetari Bashkisë Vau Dejes, Zef Hila, ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për studimin qe kane bere, por nga ana tjetër ai ka theksuar se menaxhimi I mbetjeve urbane do te jete ne prioritet e punës se tij gjate drejtimit te Bashkise Vau Dejes.Zona e Bushatit, është përfituese e këtij projekti e cila financohet nga Qeveria Japoneze. Përfaqësues te këtij projekti kane monitoruar prej muajsh situaten e mbetjeve ne zonën e Bushatit, duke mbledhur te dhënat e domosdoshme per te ndërhyre ne terren, ku qe nga dita e sotme, tashme merr rrugen e zbatimin ky projekt per disa prej fshatrave te kesaj zone ne Bashkine Vau Dejes.