Me anë të një bashkëpunimi mes Bashkisë së Shkodrës dhe Enti Kombëtar i Banesave shumë shprej do të vihet në zbatim projekti për ndërtimin e një blloku banesash sociale. Në lidhje me këtë projekt për të diskutuar detajet rreth realizimit të tij kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci ka prityur në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, z.Stefan Cipa, i shoqëruar nga Drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Entit të Banesave nē Shkodër, Eva Luli.
Pas diskutumit mbi detajet e realizimit të projektit të këtij blloku banesash sociale është zhvilluar një inspektim në terren për hapësirën e ofruar nga Bashkia, në një zonë në afërsi të ish Fermentimit. Pikërisht në këtë zonë pritet që të ngrihet blloku i ndërtesave sociale I cili do të shërbej për strehimin e familjeve në nevojë, si dhe për shërbimet komunitare.