Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, lidhur me projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit.

Rama ka cituar një artikull të BIRN, ku thuhet se kompania “Eagle Hills” do të ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci, teksa shkruan se se ky është një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

“‘Eagle Hills’ kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”, shkruan ai.

Artikulli paraprakHARRONI SHPESH? 5 MËNYRA PËR TA FORCUAR KUJTESËN
Artikulli tjetërMANASTIRLIU NË KUVEND: BRENDA NËNTORIT MBËRRIJNË VAKSINAT E ADAPTUARA