Statusi i plotë i kreut demokrat në Facebook:

Lulzim Basha: Cilin shullaz dergoi Edi Rama tek kryetari i shoqates se arkitekteve, per ta detyruar te ndryshonte mendje, te mbeshteste projektin e stadiumit. Ndryshimi i qendrimit te Mitrojorgjit i cili fillimisht e kundershtoi qendren tregtare Qemal Stafa me kullen brenda, ishte rezultat i kodit mafioz, i presionit te tmerrshem qe iu be arkitektit te njohur. Njesoj sic iu be Konit e Kules. Po meqe shullazi eshte ne burg, kesaj radhe vete Rama me gojen e me doren e tij i ka vene gjobe Mitrojorgjit. Me presion i zhvati nje “pendese” atij dhe e nxorri me vrap ne publik. Dhe kete e beri sepse projekti i kulles me stadium eshte klientelist, korruptiv, eshte me llogari te bera e me hesape te ndara, smund te pengohet. Ndaj iu mbyll goja Mitrojorgjit. Ndaj Mitrojorgji ndryshoi mendim. Mitrojorgji e pagoi gjoben e Rames. Ku ndryshon ky i fundit nga shullazi, kush mund ta thote diferencen?

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKRUJË, ARRESTOHET NJË PERSON, KISHTE MBJELLË 20 MIJË BIMË KANABIS
Artikulli tjetërTREGTARET E SHELQETIT NE PROTESTE, HEDHIN PRODUKTET NE RRUGE