Pas miratimit përfundimtar në parlament të ligjit të ri për transportin publik, drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor, përfshirë ata të autobusëve e mjeteve të transportit 8+1, do tu duhet që të kërkojnë rinovimin e liçensave.

Paralmenti është drejt finalizimit të këtij ligji, që synon të reformojë rrjetin kombëtar, duke e përshtatur me ndarjen e re administrative-territoriale dhe debatet rreth tij po bëhen në Komisionet parlamentare. Komisioni i Ligjeve ka miratuar projekltigjin e ri “Për transportin publik”, që synon të reformojë rrjetin kombëtar, duke e përshtatur me ndarjen e re administrative-territoriale. Me miratimin përfundimtar në Kuvend, ky ligj i hap rrugë rishikimit të të gjitha lejeve e liçensave për transportin rrugor brenda një afati 6 mujor. Gjatë shqyrtimit të nismës në Kuvend, përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve bënë të ditur se pushteti vendor do të miratojë linjat e transportit publik dhe do të lëshojë liçensat. Ulsi Manja: Liçensat që janë lëshuar në përputhje me ligjin ekzistues dhe që sigurisht janë 1 vjeçare apo pa afat? Janë pesë vjeçare, do të jenë të vlefshme deri në ditën e lëshimit të këtyre liçensave apo se nuk del…apo jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji bien poshtë këto liçensa? Eduart Seitaj: Brenda 6 muajve përfundon i gjithë proçesi i miratimit të rrjetit të ri të linjave dhe lëshimi i autorizimeve të liçensave përkatëse. Fatmir Xhafaj: Do ketë një riliçensim me sa kuptoj apo jo? Eduart Seitaj: Cilido qoftë më i shkurti, lëshimi i liçensës së re, ose mbarimi i afatit 6 mujor. Ligji i ri do të prekë në mënyrë direkte të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor, përfshirë ata të autobusëve e mjeteve të transportit 8+1, duke i detyruar ata të aplikojnë dhe kërkojne rifreskim të liçensave ekzistuese.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 02.02.2016
Artikulli tjetërLSI PËRGATITET PËR ZGJEDHJE BRENDA PARTISË