Projektligji për arsimin profesional ka mbledhur në Shkodër komisionin parlamentar të shërbimeve sociale.
eputetët e këtij komisioni kërkuan të dinë se përse po bëhet ky ligj dhe se çfarë ndryshon për punësimin e të rinjve. Opozita akuzoi se papunësia është në shifra të larta pavarësisht vëmendjes dhe investimeve në arsimin profesional për 4 vite me radhë. Nga ana e saj drejtorja e ministrisë së mirëqënies sociale Silva Banushi në mungesë të ministrit Blendi Klosi tha se ligji për arsimin profesional pritet të ndikojë drejtpërdrejtë në prodhimin e profesionistëve dhe rritjen e punësimit. Pas Shkodrës ku morën pjesë edhe drejtorët e shkollave profesionale, komisioni parlamentar do të vijojë me të tjera mbledhje në Tiranë për të diskutuar mbi projektligjin për arsimin profesional derisa të jetë gati për të kaluar në parlament.