Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar disa audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, që është në burg. Përgjimet i ka vetëm prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi cështja është ende në gjykim duke lënë të kuptohet qartë se CD-të me përgjimet e dosjes 339 ia janë dhënë ‘Bild’-it nga vetë organi i akuzës.

Pas furnizimit nga prokuroria shqiptare me përgjimet, bisedat janë publikuar nga ‘Bild’ vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin. Në bisedën e parë të publikuar, Astrit Avdyli telefonon Dakon dhe e pyet për takimin me kryeministrin Edi Rama.

Në bisedë, Astrit Avdyli thotë se ndodhet me Vath Allën (person me të kaluar kriminale) në Hipotekë duke pritur Ani Dyrmishin, ish-drejtor i Hipotekës, aktualisht drejtor i Hekurudhave. Astrit Avdyli i thotë më pas Dakos që të mos udhëtojë në Ishëm, por të takohen në Durrës sikur e kishin lënë dhe Dako pranon.

Gjithsej, ‘Bild’ ka publikuar gjashtë biseda të përgjuara mes Astrit Avdylit dhe zyrtarëve të tjerë lokalë, mes tyre ish-drejtorin e Ujësjellësit në Shijak, Ivo Doçi, por edhe ish-kryetarin e PS-së, po në Shijak, Elton Arbana, i cili aktualisht është kandidat për kryetar bashkie dhe vëllanë e deputetit të PS-së, Arjan Ndrazhi. Gjithashtu në fund është edhe një bisedë mes Astrit Avdylit dhe një votuesi. Një pjesë e përgjimeve që janë publikuar janë pa datë.

Artikulli paraprakSHËNDETI – SEMUNDJET E STOMAKUT
Artikulli tjetërBERISHA PËR AUDIO-PËRGJIMET: ‘BILD’ SHPARTALLOI RAMËN