Ndryshon prokurori i rrethit të Shkodrës. Besnik Cani nuk do të jetë më në krye të këtij institucioni duke qenë se prokuroria e përgjithshme e ka transferuar në prokurorinë e rrethit Elbasan. Në vend të Besnik Canit, prokuror në Shkodër tashmë do të jetë Granit Shahu i cili vjen nga prokuroria e rrethit gjyqësor të Tiranës.

Besnik Cani zëvendësohet pas një periudhe prej afro 2 vjetësh e 3 muaj që shërbeu në Shkodër. Prokurori Cani gjatë dy viteve të punës së tij në Shkodër la jo pak shenjë me disa çështje të cilat i mori përsipër. Do të mbahet mend natyrisht për evidentimin e një pjesë të familjeve që ndodhen në gjakmarrje dhe luftën ndaj këtij fenomeni nga ana e prokurorisë së Shkodrës. Besnik Cani do të vinte në Shkodër në prillin e 2013-ës pasi deri në atë kohë drejtonte prokurorinë e rrethit të Fierit dhe tashmë pas Shkodrës do të provojë të drejtojë edhe në Elbasan.
GRANIT SHAHU EMËROHET PROKURORI I RI I RRETHIT SHKODËR. Granit Shahu, prokurori i ri është një emër jo i panjohur për organin e akuzës në Shkodër. Fillimisht e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003 duke patur gjatë asaj kohe në duar një sërë Granit Shahu, prokurori i ri është një emër jo i panjohur për organin e akuzës në Shkodër. Fillimisht e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003 duke patur gjatë asaj kohe në duar një sërë çështjesh të rëndësishme. Pas pak viteve është transferuar në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror. Me një dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi 9 prokuror lëvizën mes të cilëve edhe Granit Shahu i cili u transferua në Tiranë duke u rikthyer në prokurorinë e atij rrethi me 6 tetor të 2010-ës. Pas 5 viteve shkëputje nga Shkodra prokurori Shahu rikthehet sërish në këtë qytet por kësaj here si drejtues i këtij institucioni. Në fakt prokurori Shahu duke qenë se edhe më përpara ka qenë pjesë e organit të akuzës në Shkodër ka ndërmarrë mbi supe një detyrë jo të lehtë duke qenë se vitet e fundit ka shumë ngjarje të rënda që ende janë pa autor dhe presin zbardhjen nga ana e prokurorisë.

Artikulli paraprakMJEKU PSIKIATËR GJONI PREÇI FITON LIRINË
Artikulli tjetërANTI KANABIS, POLICIA VIJON OPERACIONET NË TERREN