Rreziku i terrorizmit – Prokurori i Parisit: Franca në rrezik nga ISIS
5 persona të arrestuar në Francë me dyshimin se do të kryenin akte terroriste në Paris kanë marrë direktiva nga Shteti islamik. Këtë fakt e ka konfirmuar prokurori i Parisit, Francios Molins. Ai deklaroi se franca vijon të mbetet nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të Shtetit islamik. ” U janë dhënë udhëzime për të blerë armë. Udhëzimet janë lëshuar nga një komandat i ISIS nëpërmjet aplikacioneve të koduara të cilat përdoren shumë nga terroristët. Armët do të përdoreshin për të kryer akte terroriste. Në atë cfarë u zbulua nga kompjuterat e sekuestruar të personave të dyshuar, është e qartë që plani i tyre ishte të gjenin pikat ku do të godisnin “- u shpreh Molins, duke shtuar se janë sekuestruar edhe disa mijëra euro që do të shërbenin për të blerë armët. Autoritetet njoftuan në fillim të kësaj jave se 5 personat e arrestuar po planifikonin të kryenin disa sulme terroriste më datë 1 dhjetor, ku shënjestrat do të ishin rajonet e policise, zyrat e inteligjencës dhe parku “Disneyland” në Paris 2 nga 5 të dyshuarit kishin kaluar kufirin turko-sirian në vitin 2015 duke udhëtuar më pas përmes Qipros. Autoritete konfirmuar se 4 prej të arrestuarve janë francezë dhe një është me nënshtetësi marokene. Franca vijon të jetë në gjëndje të lartë emergjencë, ku forcat të shumta policie dhe ushtarake patrullojnë rregullisht rrugët e qyteteve, pas sulmeve të nëntorit 2015 ku mbetën të vrarë 130 persona