Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ndodhet në një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta
Takimi në kryesinë e Kuvendit zgjati gati 30 minuta. Takimi ndodh pak orë para se të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti Bujar Nishani sot në orën 12:00. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë Kryetari i Kuvendit; Kryeministri; Ministri i Mbrojtjes; Ministri Puneve te Jashtme; Ministri i Drejtesisë .
Ndërkohë dje ambasadori amerikan Donald Lu dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u përfshinë në replika të ashpra mes tyre. Ambasadori Lu deklaroi se kreu i Prokurorisë është përpjekur të pengojë Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj. Pak orë më pas Kryeprokurori Adriatik Llalla foli për trysni të vazhdueshme të ambasadorit amerikan, shantazh dhe ndërhyrje në institucionin e Prokurorisë. Llalla tha se i kishte dërguar një letër presidentit dhe kryetarit të Kuvendit ku i njoftonte për revokimin e vizës Zotit Llalla, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë.