Prokurori pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Bujar Sheshi, do të paraqitet sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut,

për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e prokurorit Sheshi përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa. Bujar Sheshi njihet si prokurori i dosjes së ish-zv/kryeministrit, Ilir Meta, sot President i Republikës.

Në vitin 2012, prokurori Sheshi i kërkoi Gjykatës së Lartë dënimin e Metës me dy vite burg, me akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror, bazuar në videon e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.

Nga ana e saj, Gjykata e Lartë rrëzoi akuzën e Prokurorisë, duke e shpallur ish-zv/kryeministrin të pafajshëm.

Artikulli paraprakRENEA DHE FNSH TJETËR AKSION NË SHIJAK, KONTROLLE NË BANESA DHE BIZNESE
Artikulli tjetër“U SQULLËT PËRBALLË SALIUT”, ENDRI FUGA IRONI ME GAZETARËT