Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike të 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit dhe që lanë pas shumë viktima.
Prokuroria ka sekuestruar gjithashtu edhe dokumentet e legalizimeve të shtesave (horizontale dhe vertikale) të qindra pallateve në qytetin e Durrësit. Të gjitha këto dokumente do të ballafaqohen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti në objektet përkatëse.