Prokuroria e Krimeve të Rënda kontrollon shtëpinë e Saimir Tahirit

Katër oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e Saimri Tahirit tek Kodra e Diellit, një ditë pasi Parlamenti votoi kundër arrestit dhe pro kontrollit të banesës. Fillimisht rreth orës 14:05 kanë mbërritur 4 oficerët e policisë gjyqësore. Ish-ministri Tahiri ka shkuar 5 minuta më pas bashkë me avokatin Maks Haxhia. Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, por ky i fundit e rrëzoi. Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi menjëherë pas publikimit të përgjimeve të një bande droge nga autoritetet italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i implikuar. Banda e drogës, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga shtetasi shqiptar, Moisi Habilaj, i cili është kushëri i Tahirit. Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal.

Artikulli paraprakSTADIUMI NËN RIKONSTRUKSION
Artikulli tjetërGRABITI NE QENDREN TREGTARE, POR SHQIPTARI PËRFITON ULJE DËNIMI