Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8-vite burg të 17-vjeçarit Florian Pëvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.Konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati, për akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”. Organi i akuzës ka arritur të provojë se i riu e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë, në vitin 2009, kur ishte vetëm 4-vjeç, ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.Tashmë do të jetë pala mbrojtëse që so të japë konkluzionet e më pas pritet që trupa gjykuese të shprehet me vendim në lidhje me këtë çështje.Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyre me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes.