SHBA, prokuroria e Nju Jork ndalon aktivitetin e fondacionit të Donald Trump. Fondacioni nuk kishte regjistrimin e duhur.

Fondacioni bamirës i Donald Trump është urdhëruar nga prokurori i përgjithshëm i shtetit të Nju Jorkut që të ndalë mbledhjen e fondeve. Prokurori lëshoi një “Njoftim për shkelje”, pas përcaktimit se fondacioni nuk kishte regjistrimin e duhur. Njoftimi i prokurorisë urdhëron fondacionin Trump që të “Ndalojë menjëherë mbledhjen e kontributeve apo angazhimin në aktivitete të tjera për mbledhjen e fondeve në Nju Jork”. Sipas raporteve, fondacioni i kandidatit Republikan për zgjedhet presidenciale në SHBA, është mbështetur në donacione nga të tjerët që prej 2008-ës. Fondacioni ka neglizhuar regjistrimin në artikullin 7A sipas ligjit ekzekutiv të Nju Jorkut, i cili kërkohet për çdo fondacion që mbledh më shumë se 25 mijë dollarë në vit.

Artikulli paraprakLIGJ I RI PER STREHIMIN E TE VARFERVE
Artikulli tjetërAMBASADORI I SUEDISE:NXIS INVESTIMET SUEDEZE,MBESHTETJE PER INTEGRIMIN