PROKURORIA THIRRJE DEPUTETIT QË TË PARAQESË TË GJITHA TË DHËNAT QË DISPONON. Pas deklaratave të deputetit Tom Doshi se ndaj tij dhe një deputeti tjetër, ka patur një tentativë për vrasje, prokurori i Përgjithshëm,
Adriatik Llalla ka urdhëruar nisjen e hetimeve kryesisht. Në një njoftim për media, Prokuroria bën të ditur se ka ftuar deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast. “Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli”, thuhet në njoftimin zyrtar.