Sektori i Hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër kërkoi vendosjen e sekuestros preventive mbi rreth 25 000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe.

Kërkesa e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër që regjistroi procedimin penal në mars 2016 është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.

Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve. Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve,

Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara.

Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakI RIU I JEP FUND JETËS,MISTER SHKAQET
Artikulli tjetërBELGJIKA GODET MAFIEN SHQIPTARE TË DROGËS