Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje mbrëmjen e së premtes kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me hetimet e nisura për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit artificial.

Kryebashkiaku Veliaj u paraqit në Prokurori së bashku me nënkryetarin Arbër Mazniku. Veliaj u pyet nga Prokurori Gjergji Tako, ndërsa nuk jepen shumë detaje mbi dëshminë e Veliajt. Edhe pyetja e tij në orët e mbrëmjes së të premtes mësohet se është bërë pikërisht për të shmangur interesimin e medias. Por në vija të përgjithshme mësohet se Veliaj ka mbajtur para prokurorëve të njëjtin qëndrim që ka mbajtur edhe publikisht mbi ndërtimin këndit të lojërave.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFESTIVALI I FILMIT PËR FËMIJË, UL SIPARIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, NDËRKOMBËTARËT “PËRVESHIN MËNGËT”