Ekspertët ende po kërkojnë mes pjesëve të helikopterit EC 145 për të mësuar shkakun e rrëzimit të tij mbi liqen.

Provat më të qarta do dalin nga hapja e kartës së memorjes së kamerës së sigurisë në kabinën e pilotit. Por ndërsa pritet zbardhja e saj, të tjera fakte dalin në dritë. Në këtë zonë, rreth 300 metra larg vendit të rrëzimit të mjetit fluturues në ujë, 4 ditë pas aksidentit u gjetën pjesë të tjera që janë radari, kapakët e motorit, pjesë nga veshja e jashtme, kufjet e pilotëve.  Ato tani gjenden në listën e provave që administrohen nga prokuroria, e cila ka hapur një hetim penal për ngjarjen. Po çfarë i ka çuar ato pjesë të helikopterit kaq larg vendit të rrëzimit?  A kanë rënë ato të parat në tokë e më pas ka rënë helikopteri 300 metra më tej në ujë?  Këto janë disa nga pyetjet e ngritura dhe që pritet t’i japin përgjigjie eksperrët e prokurorisë, të kompanisë prodhuese dhe ekspertët amerikanë që ndodhen ende në Shqipëri.  Burime thonë se fakti që pjesë të helikopterit ndodhen kaq larg është: ose ato janë shkëputur që në ajër e më pas helikopteri ka rënë, ose pas impaktit me ujin helikat mund të kenë goditur trupin dhe forca e madhe i ka flakur pjesët në një distancë të konsiderushme.  Sipas grupit hetimor në Shkodër, që po ndjek çështjen dhe përgjigjia është se hetimi është në proces dhe përgjigjet do të jepen në perfundim të të gjithë proçedurës.

Artikulli paraprakOPERACIONI “LUX” ARREST SHTËPIE PËR TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërSHOQATA PESHKIMIT , DENONCON GJUETINË E PALIGJSHME NË LIQEN