Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas shkresës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili një ditë më parë kërkoi informacion mbi emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si pjesë e kabinetit qeveritar.
Gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria e Përgjithshme ka marrë informacion nga të gjitha Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Pas marrjes së informacionit, gazetarja Lala mëson se Organi i Akuzës i është përgjigjur Kreut të Shtetit, duke i thënë se asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht. Gjithashtu, Meta i është drejtuar edhe SPAK-ut për informacione mbi emrat e propozuar nga kryeministri.
Një ditë më parë, Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera në shkresë theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.
Emrat e ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama
* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
* Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Frida Krifca
* Ministre e Kulturës – Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve