Prokuroria dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes Babale. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe ish deputeti Salianji janë marrë të pandehur me akuzën e kallëzimit të rremë, ku me anë të një audio përgjimi përfshin vëllanë e ish-ministrit Xhafa, Agron Xhafa në një bisedë për trafik droge.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se nuk i druhet dënimit duke i quajtur akuzat sulme politike. Salianji tha se pala e akuzuar kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë. Ai tha se do të kërkojë arrestimin e dy prokurorëve të çështjes.

“Nuk i druhem dënimit. E kam thënë në shumë raste kur kam dalë në publik. Janë sulme politike. Asnjë intrigë nuk mund të mposhtë dot të vërtetën. Pati vetëm një devijim nga dënimi për trafik droge i vëllait të ish ministrit të brendshëm, drejt një gjasme pretence ku Prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin, po pa diskutim që asnjë intrigë, pabesi tradhti nuk ia del që të mposhtë të drejtën dhe të vërtetën.

Prokuroria lexoi fiks atë që tha kryeministri e avokati i Xhafajt. Nuk tërheqim asnjë provë nga ato që kemi paraqitur jo vetmë për Xhafën por edhe për arrestimin e dy prokurorëve të çëhtjes. Këto janë prokurorë të drejtësisë së vjetër.

Do të shihni që e vërteta është ajo që ne kemi deklaruar. Dënimi im është kërkuar që kur unë kam bërë publik këtë rast”, tha Salianji.

Artikulli paraprakTRAFIK DROGE, KALLËZOHET VUÇIÇ
Artikulli tjetërFORCAT E ARMATOSURA SHQIPTARE NISIN 2 KONTINGJENTE NË AFGANISTAN