Prokuroria e Elbasanit kundërshton lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, i konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Mësohet se ajo ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit në Gjykatën e Apelit Durrës pasi pretendon se lirimi I tij ishte i jashtëligjshëm.
“Njohja e ditëve të punës si ditë burgu është bazuar në një vendim jo të formës së prerë” argumenton prokuroria.

Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës të kryera në burg.
Viktor Ymeri u dënua me burgim të përjetshëm në 23 qershor 2017 nga gjykata e shkallës së parë e Durrësit.

Më pas Apeli me 18 nëntor 2018 e rrëzoi vendimin, duke e dënuar me 25 vite burgim. Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer.

Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë “Tori i Xhihanes”, është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Edisoni, u qëllua për vdekje në Durrës me 52 plumba teksa po kthehej në Vlorë së bashku me një nga shokët e tij Genci Caci, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat mafioz.

Vrasja e Edison Harizaj, është kryer vetëm 7 ditë pasi Viktor Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për ezkekutimin e Arben Pajës e Ilir Xhungës, duke marrë një dënim me 25 vite burg.

Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, TIFOZI SPECIAL-LIKËS: NA MUNGON TITULLI KAMPION
Artikulli tjetërGJYKATA KUSHTETUESE MERR NË DORË TEATRIN