Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi nuk është më në kërkim policor. Me një urdhër të prokurorisë së Shkodrës rektorja Golemi ka dalë nga kërkimi dhe është një person në gjendje të lirë. Pas këtij vendimi rektorja Golemi ka festuar me miqtë e saj dhe një grup pedagogësh të universitetit të Shkodrës. Suzana Golemi pak ditë më parë u shfaq në një video duke marrë nga një student një zarf ku pretendohet se brenda ishin 150 euro për t’i dhënë notë kaluese në një prej provimeve. Në videon e transmetuar nga një emision investigativ rektorja Golemi shihet duke thënë “i ndihmojmë të gjithë.

Nota ndryshohet në sistem” dhe më pas merr zarfin e bardhë. Pas kësaj video ministrja e arsimit Evis Kushi e pezulloi nga detyra rektoren Golemi ndërsa u shpall edhe person në kërkim nga policia e Shkodrës por kërkimi policor u hoq pas urdhërit të prokurorisë së Shkodrës e cila e la një person në gjendje të lirë. Tashmë rektorja Golemi do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës” në gjendje të lirë. Gjatë ditëve kur ishte në kërkim rektorja Golemi nuk u dorëzua ndërsa policia vendore e Shkodrës nuk arriti ta ndalojë.

Tashmë rektorja është e lirë edhe pse hetimi ndaj saj lidhur me videon e publikuar do të vijojë ndërsa është e paqartë se cili do të jetë fati i rektores Golemi e cila vijon që të jetë e pezulluar nga ministrja e arsimit dhe derisa kjo çështje të përfundojë nuk mund të dalë në zyrën e saj. Rektorja Golemi dhe gjithë drejtuesit e tjerë të universitetit të Shkodrës kanë edhe një vit kohë pasi më pas do të zhvillohen zgjedhjet e reja që do jenë në gjitha universitetet në mbarë vendin.

Artikulli paraprakLARGIMI I AMBASADORES YURI KIM, RAMA E NDERON ME ‘YLLIN E MADH TË MIRËNJOHJES PUBLIKE’: BËRI SHUMË PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërZJARRET NË PYJE DËMTUESI KRYESOR