Prokuroria për Krime të Rënda ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë 3 milionë euro.
Pronat i përkasin shtetasit Fatmir Muçaj, i cili, sipas Prokurorisë, i kishte siguruar nga aktivitet kriminal në Zvicër. Pronat e sekuestruara janë: 4 parcela tokë në Sauk, me sipërfaqe totale 14.600 m2; 2 parcela tokë në Gjirin e Lalëzit, me sipërfaqe totale 2250 m2; 4 parcela tokë në Marikaj, me sipërfaqe totale 4000 m2; 2 apartamente në Tiranë, me sipërfaqe totale 165 m2 dhe 2 dyqane në zonën e Yzberishtit, me sipërfaqe totale 140 m2. Prokuroria nisi hetimet vitin e shkuar, pas referimit nga ana e policisë. Prokuroria thotë se këto pasuri janë fituar nga shtetasi Muçaj nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve, në mes të viteve ’90. Sipas Prokurorisë, pronat që zotëron Fatmir Muçaj dhe familjarët e tij, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre.