Prokuroria pushon hetimin për padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Vendimi është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Padia u depozitua në Prokuroria nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe LSI, përkatësisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama për “përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët më serioz të botës”.

Vendimin e Prokurorisë, Vasili e konsideron si dorëzim

Reagimi i plotë i Vasilit:Prokuroria i dorezohet perfundimisht krimit dhe i mbyll ceshtjen Edi Rames.

Prokuroria e dorezuar koke e këmbë te krimi dhe qe pacipesisht denon me arrest gazetaret qe denoncojne te vertetat e medha.

Prokuroria qe therret kryetarin e Partise Demokratike per ceshtje ordinere.Prokuroria qe mbulon provat ne audiopergjimin e Agron Xhafes.

Sot prokuroria pas kallezimit te opozites ndaj Edi Rames qe gjoja kishte kryer ekspertizen e audipergjimit ja mbylli pacipesisht sot ceshtjen.

Gazetaret ne burg Edi Rames i mbyllet ceshtja.Prokuroria i mbylli me pare ceshtjen Edi Rames me nje falje me facebook kur i beri i beri thirrje policise te hiqte uniformat e te bënte vota per rilindjen.

QYTETARE!!!REFORMA NE DREJTESI ISHTE BURG PER JU DHE MBULIM I CDO ZULLUMI PER EDI RAMEN !TURP,TURP,TURP!!!

Artikulli paraprakDIGJEN DY AUTOMJETE ,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërI RIU SHQIPTAR KAPET NATËN DUKE UDHËTUAR ME ÇANTËN ME DROGË