Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbardhur detaje për atë se çfarë u diskutua.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”-shkruan Meta.

Artikulli paraprakVODHI FONDET HUMANITARE PËR TËRMETIN, GJYKATA LË NË BURG 30-VJEÇARIN NGA LEZHA
Artikulli tjetërHETIMET PËR TËRMETIN, PROKURORIA: SHKAK I SHEMBJES SË GODINAVE NDËRTIMET PA LEJE, INXHINIERËT DHE MBIKQYRËSIT NUK KRYEN DETYRAT