Në ambjentet e Hotel “Colosseo” në qytetin e Shkodrës u prezantua projekti “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile”.

Ermira Azermadhi drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Internacionale për Solidaritetin foli mbi rëndësinë që ka ky projekt.

Prezantimi i këtij projekti kishte për qëllim sigurimin e aksesit të barabartë në arsim për fëmijët nga zonat e varfra rurale dhe urbane.

Projekti synon që në fund të kësaj përvoje të ndërtojë një model të qëndrueshëm dhe të testuar për parandalimin e braktisjes shkollore në 11 shkolla në zonat rurale Shkodër, Pukë dhe Tiranë.

Përfitues të këtij projekti do të jenë nxënësit e shkollave, prindërit e tyre, stafet pedagogjike dhe drejtuesit e shkollave

 

Artikulli paraprakKALAJA E DRISHTIT NË HARRESË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, 3 PERSONA ARRESTOHEN ME ARMË DHE DROGË